Franca si Gjermania, edhe ky vend me ndikim të madh evropian dhe jo vetëm është kundër “korrigjimit të kufijve” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kështu së paku shkruan medium serb “Novosti”, burime të së cilit kan vënë në dukje se gjatë konferencës së ambasadorëve, të mbajtur javën e kaluar, e cila u ndoq edhe nga presidenti Manuel Macron, Parisi ka shprehur kundërshtimin ndaj çdo lloj ndryshimi të kufiri apo vijave administrative në rajon.
Madje, siç shkruan ky medium, përcjell Telegrafi, pozicioni i Parisit është akoma më i ashpër sesa pozicioni i Berlinit.
“Parisi zyrtar ka frikë se çdo ‘rishikim’ mund të shkaktojë një reaksion zinxhir në rajon, edhe në qoftë se vendoset se një gjë e tillë do të ndodhë vetëm në mes të Beogradit dhe Prishtinë”, citohet të ketë thënë burimi në fjalë.
Para së gjithash, siç thuhet më tej, kjo lidhet me situatën në të cilën Republika Srpska do të përpiqej të ndjekë shembullin e veriut të Kosovës. /Telegrafi/
Nisin negociatat për një marrëveshje dypalëshe mes SHBA-së d...
Alban Hyseni bën betimin si kryetar i Gjilanit: Do t’i shërb...
Liderët fetarë nënshkruan deklaratë kundër dhunës gjinore, a...
Sylvinho: Arritje historike – kualifikimi në ‘play-off...
Ramiz Lladrovci betohet për herë të katërt si kryetar i Dren...
U pajtuan? Dafina kështu e uron Labin në 25-vjetorin e karri...