Presidenti i Senatit francez, Gerard Larcher, ka thënë se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të zbatohen.
Këto komente, Larcher i bëri gjatë një takimi me kryetaren e Grupit Parlamentar serb të Miqësisë me Francën, Jadranka Jovanoviq.
“Presidenti i Senatit vazhdoi duke thënë se mbështet plotësisht zbatimin dhe përmbushjen e detyrueshme të të gjitha marrëveshjeve, përfshirë edhe Marrëveshjen e Brukselit”, thuhet në njoftimin e Parlamentit serb.
Duke folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Jovanoviqi tha se “Beogradi është plotësisht i përkushtuar ndaj dialogut sepse është e vetmja rrugë për zgjidhjen e çështjeve të hapura”.
Ajo theksoi rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit “dhe dispozitës më të rëndësishme të saj”, siç e konsideroi ajo formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...