Franca i ka kërkuar Kosovës që ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Në fjalën e mbajtur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesi francez Jay Dharmadhikari, tha se duhet respektuar zotimet e dala nga Marrëveshja e Brukselit dhe e Ohrit.
“Nuk ka alternativë për normalizimin, i cili është thelbësor për integrimin evropian të Kosovës dhe Serbisë. Duhet respektuar zotimet e Marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit. Veprimet e Qeverisë së Kosovës kanë pasur pasoja negative për komunitetin serb dhe statusi i tyre duhet të zgjidhet përmes themelimit të Asociacionit”, ka thënë përfaqësuesi i Francës.
Ai ka kërkuar që kriminelët e Banjskës të sillen para drejtësisë.
“Është e papranueshme që, dy vjet pas sulmit, përgjegjësit të jenë ende të lirë”.
Kush është Peter Magyar, që rrëzoi Orbanin pas 16 vitesh në ...
Pacolli: Humbja e Viktor Orban shënon fundin e një kapitulli...
Ismail Qemali e Nënë Tereza shfaqen në sheshin më të famshëm...
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Skender Dvorani
Macron e uron Magyarin për fitoren: Të ecim bashkë drejt një...
U deklaruan miq të ngushtë, por Ludo Lee thotë se nuk ka kon...