Krimet e kryera mbi familjen Jashari atë botë kishin zgjuar kureshtjen së pari të të gjithë banorëve përreth Prekazit. Ish-komandanti i Njësisë Speciale të UÇK-së, Bekim Shyti, në një rrëfim për RTK-në shpjegon se kush futej në Prekaz më 5 mars, do të ishte i vdekur.
Masakra ishte kryer mbi Jasharët. Por, kjo çështje duhej të merrte jehonë në mbarë botën për të dëshmuar terrorin që po ushtronte Serbia mbi shqiptarët. Bekim Shyti gjeti një mënyrë që këtë masakër ta bënte të njohur në gjithë botën. Ai iu bashkua një ekipi të gazetarëve suedezë.
Policia dhe ushtria serbe, në përpjekje për t’i fshehur gjurmët e krimit, Jasharët i kishin varrosur me ekskavator në një gropë masive. Por, insistimi që Jasharët të varroseshin në mënyrë tradicionale solli rivarrimin e tyre.
Atë kohë, Bekim Shyti rrezikoi jetën e tij dhe të familjes për t’i fotografuar trupat e pajetë të Jasharëve.
Më pas, Bekim Shyti angazhohet si ushtar i UÇK-së, i cili edhe u plagos rëndë në konfrontim të afërt me policinë dhe ushtrinë serbe. Si një njeri që ishte në gjendje të sakrifikonte gjithçka për lirinë e vendit, arriti të udhëheqë njësitin special të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ishte një nga njësitet elite të kësaj organizate.













Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten