Antarët e forumit të të Rinjve Muslimanë në Kosovë, përmes një komunikate për media, përkrahin hoxhën Irfan Salihun, i cili thotë se në Kosovë nuk kishte shqiptarë para ardhjes së Turqisë.
Irfan Salilu, është shkarkuar nga BIKU si kryeimam nga një xhami në Prizren, për shkak të deklarimeve të tij të jofetare, gjatë kryerjes së riteve fetare.
“Ne sfidojmë çdo historian të na sjellë ndonjë fakt historik kur emri shqiptar është përmendur më herët se shek XVIII, gjitha faktet historike janë se popujt që jetonin në tokën tonë nuk kishin kombe por u thirrnin në saje të fesë së tyre”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate.
“Ne si myslimanë të Kosovës nuk e shohim të arsyeshme dorëzimin që BIK-u bëri para presionit dhe shohim se shkarkimi që BIK-u i bëri Irfan Salihut është anti demokratike, anti myslimane, sepse liria e shprehjes i garantohet çdo qytetari të Kosovës me kushtetutë”, vazhdon më tej komunikata.
“Ne, shqiptarët myslimanë i jemi mirënjohës Turqisë, sulltan Muratit dhe të gjithë sulltanëve turq të cilët mundën Serbinë dhe Car Lazarin në Kosovë, dhe ata i falënderojmë që na bënë shqiptarë myslimanë. Aferim u qoftë!”, përfundon komunikata./arbresh.info/
Laporta është shprehur në favor të rinovimit të Lewandowskit
Papa Leoni XIV shkarkon peshkopin e San Diegos, i dyshuar pë...
Haxhiu dhe Guérot flasin për bashkëpunimin Kosovë-Francë
Laurent Xhylani “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Kancelari gjerman i kërkon Izraelit të heqë dorë nga planet ...
Tërhiqet shorti i Kupës së Kosovës, këto janë çiftet gjysmëf...