Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur për mundësinë e formimit të Qeverisë së re.
Ai theksoi se fituesi i zgjedhjeve duhet ta bëjë qeverinë e re, shkruan Arbresh.info.
Megjithatë, Kurti ka thënë se është duke e pritur certifikimin e rezultateve.
“Së pari ne presim certifikimin e rezultateve, e më pas do të shohim rrugën përpara, por nuk ka ndryshuar situata, që ne të kemi qëndrime të tjera, sa i përket kundërshtarëve tanë. Është bërë luftë hibride kundër qeverisë tonë, dhe kundër VV-së, por ne kemi fituar dhe fitimtari duhet e do ta bëjë qeverinë”, ka thënë Kurti.
Ndryshe, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave përmes postës.
Sipas përditësimit të fundit, të së hënës, të orës 23:37 janë numëruar 90.37 për qind e votave.
Lëvizja Vetëvendosje ka marr 51.70 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës 30.15 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës 9.52 për qind, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-NISMA kanë marr 3.09 për qind./Arbresh.info/
Rritet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri për mbikëqyrjen e sëmund...
Kuvendi mblidhet nga ora 17:00 në seancë konstituive
Në 2026 mbahet stërvitja e parë trilaterale Shqipëri–Kosovë–...
Naim Murseli pranon se ka shpifur për tradhtinë e Liridona A...
Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë euro ...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Sabri Fejzullahu: Ata janë ...