Forcat qeveritare të Sirisë kanë marrë sot qendrën e Alepos e cila ka qenë në kontroll të kryengritësve. Alepo është marrë pas sulmeve të rënda ajrore javët e fundit.
Televizioni shtetëror bën të ditur se ushtria ka marrë vendin e quajtur Farfru në afërsi të kalasë së vjetër në Alepo dhe se po vazhdojnë përleshjet në afërsi të qendrës turistike të qytetit.
Lufta për qytetin më të madh sirian dhe ish qendrën tregtare po bëhet prej kur kryengritësit e kanë marrë atë në vitin 2012.
Disa nga lagjet e Alepos javët e kaluara janë përballur me sulmet më të rënda ajrore që nga fillimi i luftës ku janë vrarë më shumë se 200 njerëz, transmeton Asociated Press.
Haxhiu: E kam ofruar pozitën e kryeparlamentares që të shman...
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Kurti thekson rë...
Haxhiu takon Gashin e KPK-së, flasin për përshpejtimin e pro...
Prokuroria e Pejës: 371 aktakuza ndaj 458 personave në tre m...
Mbi 30 shtete do të takohen në Mbretërinë e Bashkuar për të ...
Rama takon Mitsotakis në Athinë: Synojmë marrëveshje të re s...