Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se ‘Fondacioni Behgjet Pacolli’ ka kontribuar në renovimin e ndërtesës së Parlamentit të Kosovës me 478 mijë euro.
Pacolli në rrjetin social facebook ka shkruar se ky fondacion ka dhënë kontributin e tij në ngritjen e kapaciteteve infrastrukturore të shtetit të Kosovës.
Postimi i plotë:
Fondacioni Behgjet Pacolli ka dhënë kontributin e tij edhe në ngritjen e kapaciteteve infrastrukturore të shtetit të Kosovës. Fondacioni implementoi në formë donacioni projektin e rregullimit të hyrjeve, fasadën e xhamit dhe në tërësi zyrën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Fondacioni ka kontribuar në renovimin e ndërtesës së Parlamentit të Kosovës në vlerë prej katërqind e shtatëdhjetë e tetë mijë eurove (478.000).
Me flamuj kuq e zi, studentët shqiptarë protestojnë në Maqed...
Kurti: Me Abdixhikun patëm takim konstruktiv e dashamirës, ë...
Abdixhiku: Nëse s’ka zgjidhje për presidentin brenda 3 javës...
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...