Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat mbi gjendjen në pikat kufitare të Kosovës.
Sipas të dhënave, pritjet për të dalë nga Kosova përmes Dheut të Bardhë po shkojnë deri në 50 minuta, shkruan Arbresh.info.
Sipas përditësimit të fundit për të dalë nga Kosova përmes Dheut të Bardhë kolona është 400 metra, ku qytetarët duhet të presin deri në 50 minuta.
Ndërsa për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kufitare, qytetarët po presin deri në 20 minuta, pasi kolona është 100 metra.
Dalja nga Merdara varion nga 10 deri në 20 minuta pritje, ndërsa hyrja nga kjo pikë kufitare varion nga 5 deri në 10 minuta.
Deri në 50 minuta pritjet janë në Muçibabë, ku kolona në këtë pikë për të dalë nga Kosova është është deri në 400 metra, deri në 200 metra, ndërsa në hyrje është 200 metra, me pritje deri në 30 minuta.
Pikat tjera kufitare raportohet të jenë më qetë, me pritje të zakonshme nga 3 deri në 5 minuta./Arbresh.info/
Plagosje me armë zjarri në Golem të Shkodrës
Foda: Kemi analizuar Qipron, kanë lojtarë të fortë
Kurti: Arkeologjia si asnjëherë tjetër po merr vëmendjen e d...
Një muaj paraburgim për katër të dyshuar për rrahje në Prish...
Lotina nuk mungon për festën e ditëlindjes të nënës së Mozzi...
“Vetëm fitorja është opsion”, kapiteni Rrahmani deklarohet p...