Udhëtarët që po hyjnë apo dalin nga Kosova po përballen me pritje në disa pika kufitare, ndërsa ngarkesa më e madhe vazhdon të jetë në pikën kufitare Dheu i Bardhë.
Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Dheu i Bardhë pritjet për automjete në hyrje arrijnë deri në 90 minuta, ndërsa kolona ka arritur në rreth 1 mijë e 200 metra. Në dalje nga kjo pikë kufitare, pritja është rreth 35 minuta, me kolonë prej rreth 550 metrash.
Edhe në pikën kufitare Hani i Elezit ka ngarkesë më të shtuar, ku pritjet për automjete janë rreth 10 minuta, ndërsa kolonat arrijnë në 100 metra në të dy drejtimet.
Në Muçibabë, pritjet për hyrje janë rreth 5 minuta, ndërsa në dalje rreth 30 minuta, me kolonë prej rreth 150 metrash.
Në shumicën e pikave të tjera kufitare, qarkullimi po zhvillohet më shpejt, me pritje kryesisht nga 3 deri në 10 minuta dhe pa kolona të raportuara.

Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...