Ardhja e bashkatdhetarëve në vendlindje ka rritur fluksin e qarkullimit në pikat kufitare të Kosovës.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka përditësuar të dhënat e fundit sa i përket gjendjes në pikat e kalimit kufitar.
Aktualisht, pritje deri në një orë janë raportuar në pikën kufitare në Muçibabë, si në hyrje ashtu edhe në dalje të vendit.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, për të dalë nga Kosova qytetarët po presin deri në 60 minuta, ndërsa për të hyrë në vend pritjet janë deri në 30 minuta.
Ndërkohë, në Jarinjë, pritjet për të hyrë në Kosovë zgjasin nga 45 deri në 60 minuta, ndërsa për të dalë nga kjo pikë kufitare qytetarët po presin deri në 10 minuta.
Pikat e tjera të kalimit kufitar paraqiten me fluks më të ulët dhe pa pritje të gjata.
Të dhënat e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar janë përditësuar në orën 21:20./Arbresh.info

Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...