Florim Isufi shpalos fakte të reja që tregojnë se kufiri është në Çakorr

12:33 | 26 Dhjetor 2017

Anëtari i Komisionit për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Florim Isufi gjatë prezantimit të raportit për shënjimin e vijës kufitare ka folur për një rast ku ka ndodhur një aksident në vitin 1981, shkruan arbresh.info.

Ai ka thënë se për këtë aksident janë marrë autoritetet kosovare, gjë kjo që sipas tij le për të vërtetuar se kufiri është në Çakorr.

“Në vitin 1960 është letra e institucioneve relevante të Serbisë ku për veprimet e tyre në këtë zonë nuk kanë marr leje nga institucionet e Malit të Zi, por të Kosovës. Këtë letër e kemi këtu”, ka thënë ai.

Isufi ka pohuar se tashmë i kanë siguruar dhe se do i bashkëngjitin në raportin e hartuar më parë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara