Ambasada Gjermane në Prishtinë ka ndarë me ndjekësit e saj në Facebook disa nga ushqimet e preferuara kosovare të diplomatëve të saj.
Ambasadori Jorn Rohde ka zgjedhur flijën, një gatim tradicional kosovar që ka pasur mundësinë ta përgatisë vetë gjatë një vizite në një nga rajonet e Kosovës.
“Ekipi ynë i Ambasadës, përfshirë ambasadorin Rohde, është i lidhur me kuzhinën kosovare! Nga qebapat që të shkojnë lëng për goje deri te flija e shijshme, zbuloni pesë gatimet tradicionale lokale të preferuara të kolegëve tanë”, shkroi ambasada./Arbresh.info
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...