I dyshuari për plagosjen e Azem Vllasit, ka shkuar në takim nëpërmjet një personi tjetër. R. M. ka ndërmjetësuar për takimin në mes të Vllasit dhe të dyshuarit. Ai ka thënë për Insajderin se sapo është kontaktuar nga policia për të shkuar në stacion policor.
Ai ka thënë se nuk e njeh këtë person, sepse vetëm me telefon ka komunikuar.
“Më ka thirru dikush në telefon dhe është prezantuar se është nga Matiqani dhe jeton në Zvicër. Më ka kërkuar që t’i lë një takim me avokatin Vllasi të cilin e kam shok që nga fëmijëria”, ka thënë R. M. për Insajderin.
“E kam thirru Vllasin dhe ka thënë se le të vijë të hënën në orën 8. Nuk ia di emrin as kush është”, ka thënë më tutje R. M. për Insajderin.
“Shkëlqimi dhe rënia e Prishtinës” – A gab...
Hodhën granatë në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, arresto...
FIFA refuzon ndryshimin e kalendarit të Botërorit 2026, Iran...
Rasti tronditës në Lipjan, QKUK për gjendjen e 5-vjeçarit: P...
Konate rikthehet për Liverpool, dyshime për Gomez para përba...
U shpall shtet sponsor i terrorizmit – Çfarë përmban rezolut...