Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se transformimi i FSK-së në FAK mund të ndodh edhe nëpërmjet ndryshimeve në ligj, por kjo duhet në ndodh në partneritet me aleatët strategjik dhe NATO-në.
Mustafa para deputetëve tha se Qeveria në vazhdimësi ka komunikuar ne NATO-në dhe Amerikën, si dhe listën serbe për transformimin më të mirë të FSK-së në FAK.
“NATO dhe partneret strategjikë kanë thënë se FSK mund të transferohet por vetëm me ndryshimet kushtetuese. I kemi mbajtur disa takime me deputetët e listës serbe, u kemi dhënë materiale por për fat të keq nuk e kemi pas përkrahjen për ta votuar. Do të ishte iluzion që Serbia të përkrah formimin e FAK dhe Serbia po ndikon te deputetët serb por ne duhet ende të punojmë me ta. Alternativa për ta bërë transformimin përmes ligjit mund të ndodh por kjo varet nga përkrahja e NATO-s dhe partnerët e tjerë strategjik”, tha Mustafa./Arbresh.info
Premtuan shërim jashtë shtetit: Policia arreston dy persona ...
U vetëplagos me armën e burrit dhe vdiq në sallën e operimit...
Gjilan: I mituri godet babanë me sëpatë, dërgohet në gjendje...
Mbi 40 të shoqëruar në polici pas protestës në Tiranë, ndër ...
DASH: Presim të bashkëpunojmë me Qeverinë e re të Kosovës
Sot rivarroset dëshmori Agron Gjocaj