Drejtori i spitalit në veri të Mitrovicës, Millan Ivanoviq, është deklaruar lidhur me vdekjen e Liderit të Iniciativës Qytetare serbe, ‘Liri,demokraci, drejtësi’, Oliver Ivanoviq.
Sipas tij ndërhyrja për të shpëtuar atë ka zgjatë nga ora 08:30 deri në ora 09:15.
Siç tha ai, u ndërmorën të gjitha masat e nevojshme të shpëtimit, por nuk u arrit të shpëtohej dhe vdekja u konfirmua në ora 09:15, transmeton Indeksonline.
Ai gjithashtu shtoi se Ivanoviq kishte lëndime të marra në afërsi të gjoksit, kishte pesë plagë nga një armë zjarri saktësisht në pjesën e sipërme të gjoksit.
Sipas tij ishte pikërisht dobësimi i zemrës, problemi kardiak që nuk e la atë t’i rezistojë plagëve të marra.
Ivanoviq u gjet i vrarë para zyrës së tij në Mitrovicë për të cilën vrasje avokati i tij, Nebojsha Vlajiq tha se ishte një frikë e tmerrshme në momentin kur morën vesh për vdekjen ./Indeksonline/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...