Infermierja e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Zyrafete Basha-Kurti, ka folur për Mediafokus.info, pasi i humbi gjashtë anëtarë të familjes nga COVID-19 brenda gjashtë javësh, nga Koretini i Kamenicës.
E tronditur nga kjo tragjedi familjare, ajo nuk po mund t’i ndalë lotët, teksa shpreson dhe lutet të takohet me ta në botën tjetër.
Brenda gjashtë javësh, ajo humbi gjyshen, babain, xhaxhain, dy hallat dhe dajën.
“Të humbasësh të dashurit tuaj është sprovë dhe harrimi i tyre është i pamundur, i kujtoj ata dhe sytë lotojnë nga malli për t’i takuar, pastaj natyrshëm lutemi: O Allah! Na bashko ne Xhennet me të gjithë ata që u larguan nga ne! O Allah forcoje çdo zemër që është sprovuar me ndarjen nga të dashurit dhe stolise me durim të bekuar! Pushoni të qetë GJYSHE, BABI, XHAXHI, HALLA dhe DAJË. InshaAllah takomi në Xhennet së bashku siç e kaluam 1 muaj duke u munduar t’ju shpëtojmë nga Covid-19 por fatkeqësisht nuk ia dolëm, se Zoti ju deshti më shumë se ne”, ka thënë Basha-Kurti.
Basha-Kurti e ka falënderuar Spitalin Regjional të Gjilanit për kontributin e dhënë për familjen.
“Shpresoj që edhe unë të kontriboj për familjet e të tjerëve. Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Allahu ju mëshiroftë!”, ka përfunduar ajo.
Ndryshe, kjo është tragjedia më e madhe familjare brenda nëntë muajve në Kosovë, që prej fillimit të pandemisë COVID-19.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...