Dy të dyshuarit, Guxim.H e Riga.G njëri 16 e tjera 15 vjeçe, kanë dal sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë si të dyshuar lidhur me vrasjen e Aulon Zekës, 16 vjeçar nga Prishtina.
Ata janë në pyetje nga gjyqtarja për të mitur, Elife Uka. Kontaktuar nga Express, Uka ka bërë me dije se intervistomi i dy të dyshuarve tashmë ka përfunduar. Ajo nuk ka dhënë më shumë detaje për këtë rast ngase rasti sipas saj është konfidencial.
“Po, intervistimi i personave tashmë ka përfunduar. Nuk mund të jap detaje të tjera”, ka thënë shkurt për Express, gjyqtarja Elife Uka.
E ndërkohë, Aulon Zeka u gjet i vrarë të shtunën rreth orës 11:00 në rr. “Gjon Serreçi” në Prishtinë. Dje, ndërkaq, Policia ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuar në lidhje me këtë vrasje.
I shkaktoi 2.5 milionë euro dëm Francës, arrestohet në Shqip...
Haradinaj shkon për ngushëllime tek familja Mushkolaj
Babai i Gjestit paraqitet në Gjykatë, aty ku po mbahet seanc...
Zgjidhet kryesuesi i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Menaxheri i Gjestit Bonarti pranë gjykatës, pret fillimin e ...
Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”, të gjithë të akuzuarit lir...