Rreth orës 14:45, një shpërthim ka ndodhur në Hajvali ku ka mbetur i vdekur një 42 vjeçar.
Gëzim Gashi, djali i vëllait të 42 vjeçarit Muhamet Gashi, tha për KALLXO.com se dyshohet që i ndjeri e kishte marrë granatën pa e ditur se çka është dhe më pas i ka shpërthyer në dorë.
“Ka ndodhë një fatkeqësi në familjen tonë. Supozohet sipas policisë që është duke u marrë me rast se ka qenë një granatë dore. I ndjeri nuk e ka ditë as ne familjarët nuk e kemi ditë që ka pas këtu granatë dore. Me sa po e dimë, ose policia qysh po na tregon, e ka pasë (granatën) në dorë edhe ka provu me kqyrë çka ka në të edhe ka eksplodu edhe e ka mbyt në vend”, tha Gëzimi.
Nipi i 42 vjeçarit tregoi se nuk kanë informacione se ku ka mundur ta gjejë i ndjeri granatën e cila dyshohet se i shpërtheu në dorë.
“Nuk e dimë saktësisht ku e ka gjetë a ka qenë në drunjë, që shumica na shqiptarët i porosisim a e ka gjetë najkun. Nuk e dimë kurrkush prej familjarëve”, tha më tutje Gëzimi.
42 vjeçari Muhamet Gashi, ishte baba i pesë fëmijëve, dhe sipas familjarëve nuk ishte i punësuar askund.
Njësitet policore janë ende në vendin e ngjarjes.
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...