Nga shembja e dheut në Minierën e Artanës, ku si pasojë mbetën të vdekur një inxhinier dhe një punëtor.
Sipas informatave që kemi marr deri më tani në korridorin 24/9, ishin duke punuar 11 punëtorë, raporton arbresh.info.
Punëtorët kanë folur për Arbresh.info, që ishin duke punuar në këtë korridor, kanë thënë se është një gurë mbi 40 mijë tonë dhe thellësi nga shembja i ka 2 metra shembje.
Po ashtu në vendin e ngjarjes ka arritur Policia e Kosovës, zjarrfikësit, Ndihma e parë, mjekësia ligjore, FSK, ekipet e KEK-ut, të cilët po merren me nxjerrjen e trupave të vdekur.
Ishte paraparë që guri që peshon me mbi 40 mijë tonë, të shpërthehet me dinamit, por sipas FSK-së, kjo do ta vështirësonte nxjerrjen e trupave.
Tash mundësia e vetme sipas minatorëve është të shpërthehet guri me pikadore.
Vështirësia e nxjerrjes së trupave vazhdon, e sipas minatorëve thuhet se është vështirë të nxjerrën ditën e sotme.
Ekipi i Arbresh.info është në vendin e ngjarjes dhe do të ju mbajë të informuar për këtë ngjarje të rendë që ndodhi paraditen e së martës./ Arbresh.info/
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...