Disa studentë të Universitetit të Prishtinës kanë vendosur sot në shesh fotografi të Agon Musliut, 26-vjecarit nga Gjilani që ndërroi jetë gjatë kohës sa po qëndronte në karantinë në konvikte.
Para mediave pas aksionit, nga ky grup i studentëve kanë deklaruar se janë të pakënaqur me neglizhencën e institucioneve.
“Jam student në universitetin e Prishtinës, vij nga qyteti Gjilanit, kemi marrë një iniciativë për kolegun tonë Agon Musliu, që ndërroi jetë para pak javësh, jemi të pakënaqur me neglizhencën e institucioneve dhe me masat e rrepta që i kanë marrë ndaj studentit”, thanë organizatorët.
Të njëjtit kanë sqaruar se nuk janë nga ndonjë parti politike, mirëpo, vetëm studentë që kërkojnë drejtësi për këtë rast.
“Nuk përfaqësojmë parti e as organizate jemi vetëm studentë që po kërkojmë drejtësi”, kanë deklaruar të njëjtët./Express/




Pacolli me mesazh simbolik: Mos e ngatërroni durimin me dobë...
Hoxha takon emisarin Sørensen, kërkon avancimin e Kosovës dr...
E rëndë në Selanik, treni përplas për vdekje një person
SHBA pezullon përpjekjet për negociatat e paqes Ukrainë – Ru...
Presheva pret delegacionin e SHBA-së, Sinani: Moment histori...
SHBA për Xhandarmërinë: Presim që plani i Qeverisë të jetë n...