Flamuri i Kosovës vendoset në sheshet e Prishtinës

17:25 | 15 Shkurt 2016
M. A.

Edhe pse na ndajnë dy ditë nga festimi i përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, flamuri shtetëror tek sot është vendosur nëpër kryeqytet. Kjo fal vizitës së presidentes së Republikës së Maltës, Marie Louise Coleiro Preca.

Ajo nesër do të pritet nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Në vijim, agjenda e vizitës së Presidentes Preca:

10:00: Pritja ceremoniale në sheshin “Ibrahim Rugova”

10:15: Takimi bilateral i Presidenteve Jahjaga dhe Preca dhe delegacioneve të tyre / Kabineti i Presidentes, C-101

Pas takimit, konferenca për media.

11:40: Presidentja Marie Louise Coleiro Preca takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli – Kabineti i kryetarit të Kuvendit.

12:30: Presidentja Marie Louise Coleiro Preca takohet me kryeministrin Isa Mustafa – Ndërtesa e Qeverisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale