Partia Socialdemokrate ka vendosur flamuj të zinj në pjesë të Prishtinës, kjo si shenjë kujtimi për gratë që ishin viktimë e dhunës.
“Në dhomën e ditës errësira ka zënë vendin e jetës. Çdo ditë është një goditje e re, ndonëse është përsëritje. Problemet në familje mbahen të izoluara, deri në momentin kur gruaja e tradhton këtë pakt. E shkelja asaj i kushton me jetë. Burri vret gruan”.
“Vrasjet e grave janë të paralajmëruara. Ato nuk janë vrasje në afekt, por dhunë e shfrytëzim sistematik që kulmojnë me vrasje. Kur fjala “neglizhencë” përshkruan mosveprimin institucional, dihet që është gjuhë e zbutur për pjesëmarrje në vrasje. Patriarkati bashkëjeton me strukturën shfrytëzuese ekonomike dhe rendit represiv. Kufizimet dhe kushtëzimet që i vendosen gruas gjatë jetës janë po të njëjtat që në fund e vrasin”.
“Nuk guxojmë që aktivitetin tonë dhe ndjeshmërinë për çështje të definohen nga përjetimet tona, të ndryshme nga ato të grave që nuk janë më. Përvojat tona mund të jenë të ndryshme, por lufta është e përbashkët. Sot kujtojmë, nesër luftojmë”, thuhet në njoftimin e dërguar nga PSD-ja.



“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë n...
37 aksidente dhe mbi 1600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
U tërhoq nga uji nga një qytetar, policia jep detaje për gru...
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju ...
Rama uron Ditën e Sulltan Nevruzit: Mesazh paqeje dhe harmon...