Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë u bë vendi ku u grumbulluan simpatizantët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Të moshuar, të rinj, gra e të reja, me flamuj kombëtarë në duar po i bashkohen turmës.
Të gjithë kishin një qëllim, përkrahjen e Albin Kurtit.

Ashtu siç e do rendi më tu mbledhur masa, filluan edhe brohoritjet, “Duam Zgjedhje, “Hajnat në Burg”, e kulmimi ndodhi më të parë se në turmë po vije ai që i mbledh në shesh, i pari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Emri i tij po kumbonte më të madhe nga ata që tashmë kishin gjetur një vend për tu ndalur para binës ku për pak çaste po pritje të fillonte edhe zyrtarisht tubimi siç u thirr paqësor në vigjilje të Ditës së Çlirimit e 15 vjetorit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Nga të gjitha qytetet e madje edhe bashkatdhetarë po prisnin më emocione fillimin e manifestimit.
Njëngjyrësh të gjithë po mbanin flamurin kombëtar e disa edhe flamujt e tjerë, por të paktë ishin ata që duar kishin flamurin e Kosovës.
“Kemi dalë për ta përkrahur Albinin, jemi edhe për protesta”.

Ishin disa nga fjalët e simpatizuesve të Vetëvendosjes të cilët folën para kamerës së arbresh.info.
“Kam qëlluar në pushim dhe kam dalur për ta përkrah Albinin nga Gjermania kamë ardhë”, tha njëri bashkatdhetar që ju bashkëngjit turmës.

E ajo që elektrizoi turmën ishte përformanca e grupit Troja që me këngët e tyre ngjallën brohoritjet e turmës.
Ndonëse fizikisht nuk gjendej me ta, Lëvizja Vetëvendosjes kishte gjetur mënyrën që ta kishin afër të ndjerin aktivistin e tyre, Astrit Dehari.

Përveç babit të tij që ishte ulur në rreshtin e parë të turmës, organizatorët e kësaj lëvizje në bluzat e veshura mbanin portretin e tij.
E ndonëse ishte thirru si një tubim paqësor e ku do të mbahej distanca ashtu si ka kërkuar Ministria e Shëndetësisë shkaku i pandemisë COVID-19, në këtë tubim për dallim nga herët e tjera distanca e as mjetet mbrojtëse nuk ishin prezentë./arbresh.info/

Me Hamzën s’u morën vesh, Kurti të hënën takohet me Abdixhik...
Kurti: Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kemi propo...
Nga Dubai në Doha, Irani ka nisur një sërë sulmesh në mbarë ...
Reagon OKB pas sulmeve SHBA-Izrael në Iran: Rrezik për konfl...
Shtëpia e Bardhë zbardh detaje nga telefonata Trump–Netanyah...
Liverpooli triumfon me rezultat të thellë ndaj West Hamit