Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar fjalimin e tij të plotë pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve ekonomike me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë.
Hoti ka thënë se në këtë ujdi Kosova bëri edhe një hap tjetër drejt normalizimit të raporteve me Serbinë.
“Ky është një moment i rëndësishëm për Kosovën dhe rajonin. Ne jemi të nderuar të bashkëpunojmë së bashku. Ne bëmë edhe një hap tjetër drejt normalizimit të raporteve. Ne kemi të njëjtat vlera, demokracinë. Ne jemi për nisjen sa më të shpejtë të implementimit të kësaj marrëveshjeje”, ka deklaruar Hoti.
Ndërkohë, presidenti Donald Trump ka thënë se kjo marrëveshje, është arritur pas dekadash rivalizim e histori tragjike mes këtyre dy vendeve.
“Sot u arrit një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, pas shumë e shumë vitesh, dekadash në fakt, rivalizim dhe histori tragjike mes vete. Jemi fokusuar në rritjen e vendeve të punës dhe në ekonomi”, ka thënë Trump./express/
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për fajde
Kristjan Asllani asiston në ndeshje ndaj Goztepes
Qarkulloi rreth 2 milionë euro, arrestohet administratorja p...
Identifikohet burri që u vra pasi u përpoq të hynte në pronë...
Moti për pesë ditët e ardhshme: Kryesisht stabil dhe tempera...
Barcelona rikthehet në krye të tabelës pas fitores me Levant...