Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se vdekja e këngëtares Nexhmije Pagarushës është një humbje e madhe për kulturën dhe artin tonë kombëtar.
Thaçi u shpreh i pikëlluar për këtë lajm, duke thënë se zëri i Pagarushës ka përjetësuar muzikën shqipe.
“Të pikëlluar me vdekjen e artistes së madhe, Nexhmije Pagarushës, e cila me zërin e saj e përjetësoi muzikën shqipe, duke i dhënë vlera të përjetshme, me të cilat krenohet krejt bota shqiptare.
Ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës është një humbje e madhe për kulturën dhe artin tonë kombëtar.
Zëri i saj karakteristik e shndërroi në një ikonë të papërsëritshme, bazuar në dhuntitë dhe talentin e saj të pakufishëm. I përjetshëm do të mbetet emri dhe zëri i Bilbilit të Kosovës! HTH”, ka shkruar ai.
/arbresh.info/
Hiqen tabelat e ekspozitës për masakrat, Rama: Kërkojmë përg...
Hysen Durmishi: Shkëlzen Gashi u përjashtua nga Lëvizja Vetë...
Kosova dhe Kolumbia nënshkruajnë tri marrëveshje, hiqen viza...
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...