I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka arritur në stacionin e Policisë serbe në Kurshumli pasi që është arrestuar dhe më pas është deportuar nga Kosova përmes pikës kufitare të Merdarës.
Policia e Kosovës sot pasdite e ka arrestuar Gjuriqin në Mitrovicë dhe e ka dërguar në Prishtinës më pas. Në Prishtinë ai është marrë në pyetje nga prokurori kujdestar dhe më pas është liruar për të shkuar në drejtim të Serbisë Qendrore.
Pas para orës 20 Gjuriq e ka kaluar pikën kufitare në Merdare.
Menjëherë më pas ai ka shkuar në stacionin policor në Kurshumli.
Në bisedë me gazetarin e RTS-it, Gjuriq ka thënë se ndjehet keq.
Plenkoviq: Kroacia nuk do t’i bashkohet në këtë moment “Bord...
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...