Ish-drejtori i AKI-së, Burim Ramadani ka thënë se me fitoren e Aleksandër Vuçiqit në zgjedhjet e së dielës, është konfirmuar agjenda destabilizuese për “Botën Serbe”.
Sipas Ramadanit, këtë e shpjegon edhe prezenca e kryetarit të Republikës Serbe të Bosnjës dhe kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi në fushatën elektorale në Serbi, përcjell Arbresh.
“Platforma “BOTA SERBE” kërcënon Ballkanin
Zgjedhjet në Serbi konfirmojnë axhendën destabilizuese për Botën Serbe.
Jo vetëm rezultati, por edhe ekipi mbështetës i Vuçiqit paraqesin prishje të çfarëdo përpjekjeje për normalizim të Serbisë. Ndryshe nuk mund të spjegohet prezenca e Millorad Dodikut, kryetar i Republikës Serbe të Bosnjës, dhe Andrija Mandiqit, kryetar i Parlamentit të Malit të Zi, në fushatën elektorale në Serbi. Bota demokratike duhet ta dënojë Botën Serbe si platformë nxitëse për destabilitet në Ballkan”, ka shkruar Ramadani në llogarinë e tij në Facebook./Arbresh.info
Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur
Gjyqi në Hagë drejt fundit, Gucati: Presidenti dhe të tjerët...
Fatura milionëshe nga vërshimet – Komunat po i bëjnë gati vl...
KOSTT: Nominimet e pamjaftueshme të KESCO rrezikojnë stabili...
Rama: Ambientet e reja sportive dhe këndi i lojërave për fëm...
Vdes një burrë që po trajtohej nga e hëna në QKUK