Fitorja e Kosovës, Haxhiu: Ky është një hap i rëndësishëm drejt një ëndrre që po bëhet gjithnjë më reale

23:26 | 26 Mars 2026
E.G

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka reaguar pas fitores së Kosovës ndaj Sllovakisë.

Në një postim në Facebook, ajo tha se kjo lojë historike dëshmoi se Kosova është gati të qëndrojë në skenën më të madhe ndërkombëtare të futbollit, shkruan Arbresh.info.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt një ëndrre që po bëhet gjithnjë më reale. Krenare me ekipin tonë, përpara drejt Botërorit!”, ka shkruar ajo.

“Urime Kosovë! Urime të gjithëve!”, tha mes të tjerash Haxhiu./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale