Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku është shprehur i lumtur për fitoren e Kosovës sonte në përballjen me Suedinë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, i pari i LDK-së thotë se fitorja ishte historike.
“Djem si tanët! Një fitore historike, më e madhja e jona. Humbja me Zvicrën nuk na rrëzoi; përkundrazi, na dha forcë të ngrihemi më lart. Ky është ekipi që kthen dhimbjen në motiv, rënien në ngritje dhe çdo sfidë në krenari. Një ekip që luan me zemër, me shpirt e me dinjitet; dhe një popull që ringrihet gjithmonë me ta. Kjo është Kosova jonë!”, ka shkruar ai.
Kombëtarja e Kosovës ka arritur një fitore të rëndësishme 2:0 ndaj Suedisë në ndeshjen e grupit B kualifikues për Botërorin 2026 që njëherit është fitorja më madhe e në histori të Kombëtares Dardane.
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...
KQZ vendos: 28 komuna në rinumërim, shkak manipulimet
Rexhepi: Devijimet në rinumërimin e votave janë goditje ndaj...
Grabitja e argjendarisë në Prishtinë, Policia po punon në id...
Kuvendi i Shqipërisë nis sot punën, Begaj kërkon dialog dhe ...
Çitaku për dallaveret me vota: Rinumërim të plotë, hetim, pë...