Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli ka reaguar pasi raportimeve se bashkëshorti i saj, Ilir Dalipi ka qenë përfitues i 52 mijë eurove nga Ministra e Kulturës përmes organizatës “Defy Them”.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli sqaron se burri i saj ka qenë themelues i kësaj organizate, por që nuk është më pjesë e saj, shkruan Arbresh.info.
Ndër të tjera, këto raportime deputetja e Vetëvendosjes i ka quajtur sulme politike teksa ka paralajmëruar ndjekjen e rrugës ligjore për këto akuza.
““Defy Them” ka përfituar mbështetje nga 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚 𝐞 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧ë𝐬 dhe 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐊𝐮𝐥𝐭𝐮𝐫ë𝐬, përmes thirrjeve publike, duke ndjekur kritere të qarta ligjore që vlejnë për të gjithë. 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚 𝐞 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧ë𝐬, përveç subvencioneve, ka dhënë 𝐨𝐛𝐣𝐞𝐤𝐭𝐢𝐧 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤 𝐧ë 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤ë𝐦𝐞𝐧𝐚𝐱𝐡𝐢𝐦 𝐦𝐞 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐚𝐭ë𝐧. Është e rëndësishme të theksohet se kjo komunë 𝐧𝐮𝐤 𝐮𝐝𝐡ë𝐡𝐢𝐪𝐞𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐋ë𝐯𝐢𝐳𝐣𝐚 𝐕𝐄𝐓Ë𝐕𝐄𝐍𝐃𝐎𝐒𝐉𝐄!.
A paskam ndikim edhe në institucionet që nuk i udhëheq LVV? Sulmet ndaj meje janë absurde dhe tregon qartë tendencën dashakeqëse për të më sulmuar me çdo kusht”, ka shkruar Pacolli në Facebook./Arbresh.info
Postimi i plotë:
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...