Deputeti i LVV-së, Fitim Uka, ka folur rreth fillimit të mësimit në Kosovë, si dhe për 100 ditshin e Qeverisë Hoti.
Uka ka qenë kritik për shtyrjen e mësimit për dy javë në Kosovë.
Ai është shprehur që Ministria e Arsimit ende nuk e ka të çartë se çfarë po bënë.
“Shtyrja për dy javë ditë e procesit mësimor, është mungesë e pazotësisë nga Qeveria Hoti. Shumë skenar për nisjen e arsimit janë të paqarta, dhe kjo tregon një papërgjegjësi nga ministria e Arsimit. Kjo ikje nga përgjegjësia tregon shumë. Si LVV, jemi relativisht të butë me kritikën me këtë qeveri, pasi që rezultatet në terren janë shumë më të këqija. E theksoj, vonesa prej dy javësh është jashtëzakonisht e madhe, si dhe vonesa për një javë tjetër e klaseve tjera është jashtëzakonisht e madhe.” ka deklaruar Uka në emisionin Frontal në T7.
Uka kritika kishte edhe për 100 ditshin e Qeverisë Hoti.
Deputeti i LVV-së, u shpreh që ka një numër të madh të dështimeve që i ka bërë kjo qeveri, e më e rënda sipas tij janë zotimet e Kryeministrit Hoti në marrëveshjen e Uashingtonit.
“Krahasimi në mes Qeverisë Kurti dhe Qeverisë Hoti, e tregon më së miri edhe raporti i Departamentit të Shtetit. Këto 100 ditë të Qeverisë së tanishme tregojnë shumë. Menaxhimi i pandemisë është për keqardhje, kemi një dështim të plotë të testimeve masive që i kanë premtuar. Dështim tjetër është plani për rimëkëmbje ekonomike, pasi nuk ka asnjë mas në këtë drejtim. Kjo qeveri është qeveri e pakicës, pasi nuk i kanë as 60 deputetë, dhe nuk e përfaqësojnë as shumicën e popullit të Kosovës. Kanë një kryeministër ilegal, pasi në ditët e para e ka largu reciprocitetin, si dhe është zotuar për një sër pikash, ku cënohet integriteti i vendit në marrëveshjen e Uashingtonit. Ajo që po ndodh në këto bisedime me Serbinë, është një ç’njohje për shtetin e Kosovës”.
Në fund Uka ka thënë që nuk na duhet normalizimi i raporteve me Serbinë, nëse ne heqim dorë nga shtetësia jonë, si dhe ka shtuar që personalisht është i pashpresë që kjo qeveri do të sjellë një marrëveshje të mirë me Serbinë.
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...