Anëtari i PSD’së , Fisnik Ismaili, ka dhënë indikacione që po largohet nga ky subjekt politik.
Para dy ditëve Ismaili duke i kthyer përgjigjen një komentuesi kishte thënë se pas largimit nga Lëvizja Vetëvëndosje është dashur të dorëzojë mandatin dhe të largohet nga jeta politike.
“Një gabimth e kam ba: është dashtë me me dal si deputet i pavarun qatëherë kur dola, me nejtë deri në fund të mandatit edhe mos me e rru për asnjë parti politike ma”, kishte shkruar Ismaili.
Pastaj kishte thënë edhe se nuk kishte rëndësi se a e kishte bërë këtë atëherë apo tash, pasi që përfundimi do të ishte i njëjtë.

Ndërsa tash së fundi, Ismaili kishte shpërthyer me akuza ndaj zyrtarit të VV’së Salih Zyba, pasi ky i fundit kishte krahasuar Shpend Ahmetin me Xhabir Zharkun. Zyba madje e kishte kërcënuar Ahmetin me përndjekje politike.
“Nime duhesh budallë me qenë, me mendue që në fushata dikush e nënçmon veten. Edhe mos më fol në shumës. Nëse unë kam thanë qashtu, gjeje e publikoje. Unë s’i përkas asnji grupacioni politik ma, edhe statusat e mi janë mendime personale, që me mu referue në shumës. A do me ta njehë sa mutin e ka hangër Lëvizja nëpër fushata, që as nuk i afrohet kësaj?”, i kishte shkruar Ismaili një komentuesi.
Po ashtu, ai ka larguar nga faqja e tij në Facebook pozitën e tij si pjesëtar i Këshillit të Përgjithshëm në PSD./express
Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...