Fisnik Ismaili bashkohet me aktivistët (Foto)

17:09 | 28 Nëntor 2015
M. A.

Deputeti nga VV, Fisnik Ismaili i’u është bashkuar aktivistëve të VV në rrugën UÇK. Ai ka thënë se është i trishtuar për arrestimin e cilitdo deputetë.

Sipas tij, Policia nuk ka pasur të drejtë të ndërhyjë në atë mënyrë për të arrestuar Albin Kurtin, ndaj të cilit është lëshuar një fletarrest për veprimet e tij gjatë seancave të Kuvendit të Kosovës, ku ka shpërndarë gaz lotsjellës disa herë.

“Veprimi i sotshëm i Policisë së Kosovës është diktaturë. Pavarësisht a iu kanë përgjigj a jo fletarresteve Policia nuk është dashur të ndërhyjë në këtë mënyrë. Është e drejtë e tyre me iu përgjigj ose jo”, ka thënë Ismaili.

/Arbresh.info

12309166_420527784805151_74989124_n

Shpërndaje në rrjete sociale