Dizajni i ri i monumentit “Newborn” këtë vit i dedikohet luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës është shpalosur edhe dizajni i ri i Newborn.

Ideatori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili tha se përmes newborn këtë vit do të përkrahin luftën e drejtë të UÇK-së.
Ai tha se deri tek realizimi i tij kanë ardh duke ngjyrosur shuplakën e dorës me ngjyra të uniformës së UÇK-së dhe duke lënë gjurmët në monument.
“Këtë vit dizajni u bën thirrje të gjithë qytetarëve me dal dhe më përkrah luftën e pastër çlirimtare duke e ngjyros shuplakën me njërën nga ngjyrat e uniformës së ushtrisë dhe duke lënë gjurmët në monument, tha Ismaili për portalin arbresh.info.
“Urimi im gjithmonë ka me u ndërlidh çka thotë newbordni sivjet kemi për detyrë më përkrah luftën e drejt dhe mos me leju kurrkush me cenu atë”, tha Ismaili./arbresh.info/
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...