Përfaqësues të Kompanisë “Sintek-K-ing” për Kosovë dhe Maqedoni, përfitues të tenderit për rivitalizimin e urës kryesore mbi lumin Ibër, me në krye menaxherin e projektit Bujar Zeçiri, kanë filluar parapërgatitjet për fillimin e punëve për realizimin e projektit.
Ata janë takuar afër urës, në cepin jugor të saj, me kryetarin e komunës, Agim Bahtiri dhe drejtorin e Drejtorisë për Urbanizëm, Sami Zeka, me ç’rast kanë biseduar për disa minuta për bashkëpunimin e ndërsjellë në realizimin e këtij projekti tepër të rëndësishëm për Mitrovicën dhe qytetarët e saj dhe të shumë pritur.
“Edhe pse projekti financohet në tërësi nga BE-ja, realizimi i tij është shumë i rëndësishëm për qytetarët e të dyja anëve të lumit Ibër, andaj edhe komuna është shumë e përkushtuar që rivitalizimi i urës të bëhet në afatin e paraparë kohor dhe për këtë arsye do të jetë shumë bashkëpunuese dhe do të ofroj ndihmën e saj që kërkohet”, tha kryetari Bahtiri.
Menaxheri i projektit, Zeçiri, tha se punët do të nisin shtu sikur është vendosur në Bruksel, të dielën, më 14.08.2016, në ora 10:00 dhe se bashkëpunimi midis komunave dhe punëkryesit është i domosdoshëm, sepse punët mund të kryhen shumë më lehtë e më mirë, nëse komunat ofrojnë mbështetjen e tyre, siç është bie fjala sigurimi i hapësirave përreth urës për makineri, objekte ndihmëse etj.
Kryetari Bahtiri dhe drejtori Zeka, premtuan mbështetjen e tyre për punëkryesin në çdo moment që ajo kërkohet, duke përfshi këtu edhe largimin nga hapësirat të bizneseve të përkohshme që pengojnë punimet.
Fitoi përballë Orban/ Merz uron Magyar: Drejt një Evrope të ...
Numërohen 84.91% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahe...
Inter fiton me rikthim ndaj Comos dhe i afrohet edhe më shum...
Ylli i Parisit rikthehet për ndeshjen e kthimit ndaj Liverpo...
Kush është Peter Magyar, që rrëzoi Orbanin pas 16 vitesh në ...
Pacolli: Humbja e Viktor Orban shënon fundin e një kapitulli...