Fillon vaksinimi nga ajri kundër sëmundjes së tërbimit të kafshëve të egra

10:10 | 22 Tetor 2025
E.H

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton se ka filluar fushata vjeshtore e vaksinimit nga ajri të kafshëve të egra kundër sëmundjes së tërbimit.

Vaksinimi realizohet përmes shpërndarjes së vaksinave nga ajri në zonat e përcaktuara, ndërsa monitorimi i procesit bëhet nga inspektorët veterinarë të AUV-së në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

AUV rekomandon qtetarët të jenë të kujdesshëm në rast se hasin vaksinat e hedhura nga ajri.

“Në veçanti, u bëjmë thirrje familjeve me fëmijë që jetojnë në zonat ku kryhet shpërndarja e vaksinave, që t’i udhëzojnë fëmijët të mos i prekin kapsulat e vaksinave, pasi ato janë të destinuara vetëm për kafshët e egra. Fushata është pjesë e masave të parandalimit të përhapjes së tërbimit dhe synon mbrojtjen e shëndetit publik dhe atij veterinar. Për çdo informacion shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë”, njofton AUV.

Shpërndaje në rrjete sociale