Fillimin e vaksinimit në veri të Kosovës e ka konfirmuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në veri të Kosovës ka filluar vaksinimi kundër COVID-19 me vaksinën e Pfizer e interesimi i qytetarëve, sidomos të moshuarve, është i madh, raporton Kosovo Online, transmeton lajmi.net.
Fillimin e vaksinimit në veri të Kosovës e ka konfirmuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Vaksina ka filluar në Leposaviq, sot mbërrin në Mitrovicë të Veriut. Vlen për të moshuarit 75 vjeç, së pari t’i mbrojmë ata, pastaj të gjithë të tjerët”, tha Vuçiq.
Para Shtëpisë së Pleqve në Leposaviq mund të shihen radhë të gjata të atyre që presin të marrin vaksinën.
Kosovo Online raporton se sot më vonë do të fillojë edhe vaksinimi në veri të Mitrovicës, kurse nesër në Zubin Potok e Zveçan.
Dozat e para të vaksinës Pfizer-Biontech kanë mbërritur të martën në Serbi kurse nga dje ka filluar vaksinimi duke e bërë Serbinë, së bashku me Britaninë e Madhe e Zvicrën një prej shteteve të para evropiane që kanë filluar vaksinimin para përfundimit të vitit.
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...
Spanja dhe Greqia shqyrtojnë ndalimin e rrjeteve sociale për...