Fillon vaksinimi i nxënësve në gjimnazin “Xhevdet Doda”

13:48 | 24 Nëntor 2021

Ekipet mobile kanë filluar vaksinimin në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë, ku një numër i nxënësve tashmë janë renditur për t’u vaksinuar, shkuan arbresh.info.

Ndërkaq drejtori i kësaj shkolle Azem Jaha, para mediave tha se ndihet shumë krenarë që është zgjedhur pikërisht kjo shkollë për tu kryer vaksinimi i këtyre nxënësve.

“Unë jam shumë falënderues që shkolla “Xhevdet Doda” është zgjedhur si fillim për t’u bërë vaksinimi i këtyre fëmijëve. Tash qysh po e shihni në këto momente vetëm sa ka filluar ky vaksinim dhe pa dyshim që ne jemi konsultuar edhe me prindër që të lejojnë që këta fëmijë të vaksinohen”, tha Jaha.

Kujtojmë, se ekipet mobile tash e sa kohë janë duke punuar në teren në mënyrë që vaksinimi të bëhet sa më parë pasi që ka persona që cilët akoma nuk kanë marr dozën e parë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara