Ka filluar takimi i paralajmëruar i përfaqësuesve politikë të serbëve të Kosovës me përfaqësuesit e të gjitha institucioneve të Kosovës.
Në Zveçan, siç është paralajmëruar, do të merret vendim për largim ose jo nga institucionet.
Sipas mediave serbe takimi filloi me 25 minuta vonesë, pra rreth orës 12:30.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka paralajmëruar se do t’u sugjerojë që të largohen nga institucionet e Kosovës.
Kjo thirrje pasoi vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, për shkak se ka refuzuar zbatimin e vendimit për riregjistrimin e targave.
Ekstradohet nga Italia për në Kosovë i kërkuari me urdhërarr...
Tronditi Podujevën me kallashnikov, policia jep detaje të re...
Mbi 2800 gjoba të shqiptuara e 80 persona të arrestuar brend...
Zbulohet çiftet potenciale të play-offit në Ligën e Kampionë...
Asnjë i mbijetuar nga rrëzimi i avionit në Kolumbi, mes 15 v...
Shpërtheu në festë pranë stolit të Real Madridit, Mourinho i...