Ka filluar ndriçimi i shesheve për festat e fundvitit në Komunën e Prishtinës.
Tashmë në shesh është stolisur dhe bredhi, derisa Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur për Klan Kosova, se ndezja e dritave për festat e fundvitit do të bëhet të premtën në mënyrë solemne.
Ngjyrat të cilat dominojnë këtë vit janë e kuqja, e verdha dhe e bardha derisa kompania e cila ka fituar tenderin për dekorimin e qytetit është ‘’Anea’’, njofton Klan Kosova.
Kjo kompani ka dhënë ofertën prej 40 mijë eurosh për ta stolisur qytetin ndonëse komuna për këtë punë ka ndaarë 50 mijë euro.
Për më shumë ja dhe pamja gjatë dekorimit dhe stolisjes së bredhit në sheshet e Prishtinës, njofton Klan Kosova.

Gjesti del sot para gjykatës
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
E premtja me diell dhe temperatura deri në 19°C
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...