Me një orë vonesë, sot po vazhdon seanca gjyqësore për rastin “Banjska” në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Në këtë seancë pritet të dëgjohet dëshmia e zyrtarit policor Mirsad Kryeziu.
Tre nga të akuzuarit, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, po përballen me drejtësinë në Kosovë, ndërsa janë pjesë e një aktakuze që përfshin gjithsej 45 persona, të akuzuar për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Aktakuza e ngritur më 11 shtator 2024 nga Prokuroria Speciale e Kosovës ngarkon të akuzuarit, përfshirë edhe Milan Radoiçiqin me vepra të rënda penale si terrorizëm, financim të terrorizmit dhe organizim të sulmit të armatosur.
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë