Ka filluar renovimi i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, ku pritet të ketë rritje të kapaciteteve dhe shtretërve për pacient.
Siç thuhet në njoftim, QKUK renovimin e ka nisur në bashkëpunim dhe në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë, përcjell Arbresh.info.
“Po ashtu, njoftojmë se pacientët që kanë qenë të shtrirë në katin e dytë të Klinikës së Onkologjisë janë zhvendosur në hapësirat afër Sterilizimit Qendror, hapësirë kjo që më parë ka shërbyer për pacientët si ambulanca specialistike të Klinikës së Ortopedisë”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.
Shërbimet ambulantore, ato të Radioterapisë dhe Brahiterspisë do të vazhdojnë të ofrohen në Klinikën e Onkologjisë.
QKUK, kërkon mirëkuptim nga të gjithë pacientët e Klinikës së Onkologjisë që marrin shërbime ambulantore, meqë njëkohësisht do të punohet në rinovim të katit të dytë./Arbresh.info
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...