Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot ka filluar punën në terren për ta kryer Testin e fundit në kuadër të përgatitjeve për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë 2024.
Në njoftimin për media nga ASK, luten të gjitha ekonomitë familjare në qytetin e Prishtinës që të marrin pjesë në Test duke u përgjigjur pyetjeve që ua parashtrojnë regjistruesit tanë.
Testi do të kryhet nga sot (23 janar 2024) deri më 02 shkurt 2024.
“Ky është testi i fundit që do të mbahet gjatë dy javësh për t’i hapur rrugë Regjistrimit të Popullsisë në terren që do të mbahet nga 05 Prill deri më 17 Maj 2024’’, njofton ASK.
Gjatë këtij test regjistrimi do të testohen pajisjet elektronike (tabletët) dhe hartat digjitale, metodologjia, dhe çështje të tjera me rëndësi.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) i ka bërë të gjitha përgatitjet teknike dhe profesionale për ta realizuar një Regjistrim të suksesshëm të Popullsisë në vend./Arbresh.info/
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votuesit...
Çfarë përmban pakoja e votimit me postë – KQZ jep detaje
Kapen rreth 8 kg ari dhe argjend në Prizren, vlera mbi 460 m...
Tërmeti me magnitudë 4.4 godet Italinë, mbyllen shkollat në ...
Aksion në Prizren: Sekuestrohen ari dhe argjend i padeklarua...
Von der Leyen: Evropa do t’i përgjigjet incidenteve të përsë...