Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka bërë me dije se ka filluar ndërtimi i 10 shtëpive të reja nga përmbytjet në Skenderaj.
Fondacioni “Behgjet Pacolli” dhe Shoqata “Jetimat e Ballkanit” në krye me Halil Kastratin kanë filluar ndërtimin e shtëpive në Skenderaj dhe Mitrovicë për familjet e prekura nga vërshimet e janarit. Fillimisht ka filluar ndërtimi i 10 shtëpive të reja dhe rinovimin i 10 të tjerave që u dëmtuan pjesërisht nga përmbytjet. Së shpejti do të fillojë ndërtimi i shtëpive të tjera në komunat tjera”, tha Pacolli në një shkrim në llogarinë e tij në “Facebook”.
I pari i AKR-së, falënderoi të gjithë donatorët e përhershëm të dy fondacioneve që ishin të gatshëm të kontribojnë në këtë nismë fisnike.
Pacolli tha se shumë shpejt do të organizojnë një takim falënderues për donatorët.
“Fondacioni “Behgjet Pacolli” dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit” së shpejti do të organizojnë një takim falënderues me donatorët që i janë bashkuar nismës pa hezitim”, ka shkruar ai.
Ndryshe mbi 300 familje në Skenderaj ishin prekur nga përmbytjet e 19 janarit./Arbresh.info/
lexo edhe:
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...