Nga sot, 1 korrik, ka hyrë në fuqi masa për mbulimin e kostos së policës kufitare për të gjithë bashkatdhetarët që vijnë në vendlindje.
Këtë e ka bërë të ditur Ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati.
Sipas kësaj mase, polica njëmujore e sigurimit për të gjitha automjetet me deri në 9 ulëse ofrohet falas për të gjithë bashkatdhetarët që hyjnë në vend përmes pikave kufitare të Republikës së Kosovës.
Polica mund të merret në mënyrë të menjëhershme dhe pa pagesë në të gjitha pikat kufitare hyrëse, dhe kjo lehtësi do të jetë në dispozicion gjatë gjithë periudhës së zbatimit të masës.
Ambasada amerikane për Kombëtaren e Kosovës: Luajtën me zemë...
FFK publikon pamje nga ceremonia e dekorimit të lojtarëve ng...
Trump thotë se brenda “dy-tre javësh” SHBA-ja do të largohet...
Osmani dekoron Dardanët: Ata i dhanë gjithë kombit tonë shpr...
QKUK-ja fillon endoskopinë gastrointestinale për fëmijë
Fisnik Asllani reagon pas humbjes: Dhimbja është e madhe, is...