Fillon largimi i parqeve të lojërave nga hapësirat publike

21:52 | 22 Dhjetor 2015
M. A.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti përmes Facebookut ka njoftuar se nga hapësirat publike të kryeqytetit ka filluar largimi i dy parqeve të lojërave.

Ahmeti ka shkruar:

Këto ditë, Drejtoria e Inspeksionit së Komunës së Prishtinës ndërmori një aksion për lirimin e hapësirave publike në qytet.

Me këtë rast ka filluar largimi i dy parqeve të lojërave, në Taubashqe dhe afër QKUK, si dhe autolarjen te rrethi i Veternikut.

Shpërndaje në rrjete sociale