Gjykimi për përfshirjen e gjashtë të akuzuarve në vrasjen e kryetarit të Nismës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, ka filluar të mbahet sot në Departamentin e Krimeve të Rënda në Pallatin e Drejtësisë.
Së pari, pa filluar seanca dëgjimore, gjyqtari Valon Kurtaj, në fillim ka treguar se mediat nuk mund të xhirojnë, por vetëm në fillim disa minuta pa filluar seanca, raporton arbresh.info.
Bëhet fjalë për Nedelko Spasojeviq, Marko Roshiq, Silvana Arsoviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq dhe Rade Basara.
Prokuroria Speciale gjithashtu ka shpallur urdhër arrest ndërkombëtar për Millan Radojiçiq dhe Zvonko Veselinoviqin, si udhëheqës të grupit të cilët dyshohet se janë përfshirë në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
Urdhër arrest vendor Prokuroria Speciale ka shpallur ndaj Zhelko Bojiqit, zyrtar policor në veri të Mitrovicës dhe Millan Mihajloviq i njohur si “Popi”.
Udhëheqësi i Nismës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP), Oliver Ivanoviç, kishte ndrruar jetë më 16 janar të vitit 2018, pas një atentati me armë zjarri në orët e para të mëngjesit.
Arbresh.info pati publikuar një raport nga burime të shërbimeve të huaja intelegjente të cilat kanë përshkruar në hollësi “operacionin” për vrasjen e Ivanoviqit./arbresh.info/
Zgjerohen hetimet për rastin e Ivanoviqit, prokuroria merr për bazë raportin e shërbimit intelegjent

Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit