Ka filluar ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it në Kosovë. Gjenerali i Ushtrisë Turke, Özkan Ulutaş, do t’ia dorëzojë këtë post gjeneralmajorit italian, Enrico Barduani.
Ceremonia është duke u mbajtur në Kampin Film City në Prishtinë.
Në këtë ceremoni po marrin pjesë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, drejtori i policisë, Gazmend Hoxha, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ambasadori amerikan, Jeffry Hovenier, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama./Arbresh.info/



Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër