Sot kanë nisur punimet për transformimin e rrugës “Rexhep Luci” në Prishtinë, një projekt që sipas njoftimit nga Komuna e Prishtinës, synon ta shndërrojë këtë hapësirë në një zonë më të sigurt, funksionale dhe të gjelbëruar për këmbësorë.
Fillimet e punimeve i përuruan Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe Drejtori për Investime Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave, Krenar Xhaferi, të cilët theksuan rëndësinë e këtij projekti për qytetarët e kësaj zone, përcjell Arbresh.info.

“Ky investim përfshin përdorimin e materialeve prej guri, shtimin e drunjve dhe krijimin e një mjedisi të integruar që lidhet me pjesën e sipërme të qytetit. Me një dizajn modern dhe ekologjik, rruga “Rexhep Luci” pritet të bëhet një model i transformimit urban në kryeqytet.” ka thënë Rama.
Ndërkaq drejtori për Investime Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave, ka treguar kohëzgjatjen e punimeve.
“Punimet pritet të përfundojnë brenda 120 dite. Do të fillojmë me pjesën nëntokësore e më pas rreth shkurtit do të fillojmë me rregullimin e hapsirës mbi, e cila lidhet deri tek Ministria e Kulturës” – theksoi Xhaferi./Arbresh.info

SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...